13:11 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Ilir Meta: Më 25 korrik nis një kapitull i ri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend.

Meta e konsideroi 17 majin si ditën më të errët të pluralizmit politik, duke iu referuar marrëveshjes së lidhur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 2017-ën.

Ndër të tjera, ai foli dhe në lidhje me hipotezat e hedhura për një bashkëpunim të mundshëm pas largimit nga presidenca, mes tij dhe Komisionit të Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha.

“Së pari, pas 24 korrikut, kur të takohemi bashkë këtu sipas premtimit të dhënë për herë të fundit, fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme. Më 25 korrik e tutje pesimizmi është kohë e humbur për çdo shqiptar”, u shpreh Meta.