11:47 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta: Më çmendët me SMS-a

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është përgjigjur në pyetjen nëse do të shkoj te parlamenti. Lidhur me këtë pyetje, Meta ka thënë se ka pranuar shumë SMS dhe është “çmendur” nga ta. “Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti” shkruan Meta në Facebook.