15:55 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta të mërkurën viziton Gjilanin, shkon për ngushëllim tek familja Abazi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të mërkurën pritet ta vizitojë komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit të kësaj komune, Meta do të shkojë për ngushëllim në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit tragjik në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se më 26 nëntor, një tërmet prej 6.4 shkallës, la pasojë të mëdha në njerëz si dhe rrënoi objekte të shumëta.

Si pasojë e këtij tërmeti, humbën jetën 52 persona, derisa mbetën të lënduar rreth 700 të tjerë.

Në mesin e viktimave të këtij tërmeti tragjik, ishin edhe dy kosovarë nga Gjilani, Isa Abazi dhe Shemsedin Abazi. /IndeksOnline/

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se të mërkurën, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, viziton Gjilanin.

Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri Haradinaj dhe kryetari Haziri do tëqëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.

Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media.