12:22 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Iluzion optik, cila zebër po shikon drejt kamerës?

Fotografi i “jetës së egër”, Sarosh Lodhi, ka bërë një fotografi të dy zebrave, në Kenia, në të cilën njerëzit po mashtrohen.

Ky imazh i dy zebrave po krijon një iluzion të çuditshëm optik, ku edhe po bëhet virale në Twitter.

Sarosh Lodhi nga Nagpuri (Indi) udhëtoi për në Kenia për të vizituar “Maasai Mara”, e cila njihet për kafshët, përfshirë luanët, leopardët afrikanë.

Ndërsa bënte imazhe mahnitëse të jetës së egër, ishte një foto që tërheqi vëmendjen.

Shoku i tij, Parveen Kaswani e ndau atë në media sociale, duke i sfiduar të tjerët të përcaktojnë se cila prej dy kafshëve ishte përballur me kamerën.

Saroshi ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Ai thotë se fytyra që shikon në kamerë i përket zebrës në të majtë./Indeksonline/