14:44 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Imami i akuzuar për dhunim të vajzës së mitur, shpallet i pafajshëm

Dy vjet më parë, hoxhë Beqir Nuredini u akuzua rëndë nga një familje në Sibovc të Podujevës. Familja e kishte denoncuar imamin se e kishte dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., në moshën 16 -vjeçare, teksa po merrte mësime tek ai.

Por sot, Gjykata Themelore e Prishtinës përfundimisht e liroi nga akuza imamin, duke mos gjetur asnjë provë përkitazi me akuzën e ngritur, raporton IndeksOnline.

Lajmin e ka dhënë vetë imami duke thënë se e gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë më shumë vështirësi për të dhe familjen e tij.

Njoftimi i imamit:

Të nderuar dhe shumë të respektuar miq e dashamirë,

Sot, në këtë ditë të bekuar xhumaje, Gjykata Themelore në Prishtinë përfundimisht më liroj nga akuza e rëndë, që tash e një kohë padrejtësisht rëndonte mbi mua. E gjithë kjo periudhë ka qenë një sfidë me shumë vështirësi për mua dhe familjen time.

Kjo akuzë e padrejtë gjatë kësaj periudhe kohore, padrejtësisht ka vënë në dyshim integritetin dhe moralin tim, në sytë e atyre që dikur tek unë shihnin udhërrëfyesin dhe modelin e një njeriu me integritet.

Mirëpo, ashtu siç kam pasur besimin e palëkundur në drejtësi dhe Zot, sot triumfoj e drejta. Në fund dua të shpreh falënderimin edhe për zyrën e avokatisë Behar Ejupi, që me profesionalizëm e ndershmëri mbrojtën kauzën e drejtë në këtë proces gjyqësor, që në fund edhe triumfoj.