22:40 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Imami kosovar: Gjykata e ShBA-ve më 1935 nderoi Profetin Muhammed si një nga 18 ligjvënësit më të mëdhenjë në historinë e njerëzimit!


Imami i njohur kosovar, Labinot Maliqi me anë të një paraqitjeje në rrjetet sociale ka bërë me dije se derisa ka qenë mysafir në Shtëpinë e Bardhë ka vizituar Gjykatën Supreme të SHBA-ve.

“Në kohën kur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte Franklin D. Roosevelt, Gjykata Supreme e ShBA-ve në vitin 1935 e nderon Profetin Muhammed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) duke e vlerësuar si një nga 18 ligjvënësit më të mëdhenjë në historinë e njerëzimit”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton Indeksonline.

“Brenda mureve të Gjykatës Supreme të ShBA-ve, janë skulpturat prej gurit të gdhendur në Murin e Veriut kushtuar “ligjvënësve me të mëdhenj të ligjit” për të portretizuar zhvillimin e ligjit gjatë gjithë historisë – dhe një nga personalitetet e pavdekshme që është vendosur aty është edhe Profeti Muhammed (ﷺ), ku qëndron midis Perandorit Bizantin Justinian dhe Karlit të Karolingëve”, tregon tutje ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Derisa isha mysafir në The White House, vizitova edhe Gjykatën Supreme të ShBA-ve, aty ku i dashuri ynë, Profeti Muhammed ﷺ, u nderua nga po kjo Gjykatë në vitin 1935 si një ndër 18 ligjvënësit më të mëdhenj në historinë e njerëzimit.

Në kohën kur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte Franklin D. Roosevelt, Gjykata Supreme e ShBA-ve në vitin 1935 e nderon Profetin Muhammed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) duke e vlerësuar si një nga 18 ligjvënësit më të mëdhenjë në historinë e njerëzimit.

Pra, Gjykata më e Lartë në ShBA e njeh vlerën e jashtëzakonshme të Profetit tonë (ﷺ) si dhe mësimet e tij mbi ligjin Islam.

Brenda mureve të Gjykatës Supreme të ShBA-ve, janë skulpturat prej gurit të gdhendur në Murin e Veriut kushtuar “ligjvënësve me të mëdhenj të ligjit” për të portretizuar zhvillimin e ligjit gjatë gjithë historisë – dhe një nga personalitetet e pavdekshme që është vendosur aty është edhe Profeti Muhammed (ﷺ), ku qëndron midis Perandorit Bizantin Justinian dhe Karlit të Karolingëve.

Askush në atë kohë nuk mendoi se ishte e papërshtatshme përfshirja e Profetit Muhamed (ﷺ) si një nga ligjvënësit më të mëdhenjë të botës, në dhomat e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faqja e internetit e Gjykatës Supreme të ShBA-ve, në lidhje me këto skulptura thotë:


”Muhamedi (rreth 570 – 632) Profeti i Islamit. Ai është përshkruar duke mbajtur Kuranin. Kurani siguron burimin kryesor të Ligjit Islam. Mësimet e Profetit Muhamed shpjegojnë dhe zbatojnë parimet Kuranore. Punimi i mësipërm është një përpjekje e qëllimit të mirë nga skulptori, Adolph Weinman, për të nderuar Muhamedin, ndërsa pamja nuk ka asnjë ngjashmëri me Muhamedin. Muslimanët zakonisht kanë një neveri të fortë ndaj paraqitjeve të skalitura ose të paraqitura në fotografi ndaj Profetit të tyre.”


E vlerësoj shumë angazhimin e Gjykatës Supreme për të njohur kontributin e Profetit Muhamed (ﷺ) si një ndër ligjvënësit më të mëdhenj në botë. Gjykata ka pasur qëllim të mirë duke nderuar Profetin tonë, kështu që ne e vlerësojmë atë dhe jemi mirënjohës.

Labinot Maliqi