17:40 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Imami Maliqi drekon me Zyrtarin amerikan për të Drejtat e Njeriut në Ambasadën Amerikane, John Bush

Imami i njohur kosovar, Labinot Maliqi sot ka pasur një takim special.

Ai ka drekuar me Zyrtarin nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, John Bush, transmeton Indeksonline.

Maliqi ka shkruar se pati një bisedë të dobishme me Bushin.

“Me një mik special, nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Ambasaden Amerikane në Prishtinë, John Bush, me të cilin pata privilegjin të drekoj dhe të kem një bisedë të dobishme e përmbajtësore”, shkroi Maliqi në postimin e tij./Indeksonline/