15:52 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Imami që u arrestua në Malajzi për lidhje me ISIS-in, ishte në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve

Imami shqiptar, Klodian Zaimaj, i cili u arrestua në Malajzi pas dyshimeve për lidhjet me terroristët e ISIS, ka qenë i pranishëm në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

Mediat lokale vendase raportojnë se Zaimaj iu drejtua Cerrikut menjëherë pasi u kthye në Shqipëri në aeroportin “Nëna Tereza”.

Sipas mediave ai mori pjesë në një lutje masive të organizuar në kuadër të ditës së Eid-al Fitr, organizuar në stadiumin e qytetit “Nexhip Trungu”.

Megjithëse ai prej kohësh ishte nën hetim për lidhjet me ISIS, Zaimaj ishte i pranishëm në ditën e zgjedhjeve, çka ngre shumë pikëpyetje mbi autoritetet shqiptare, raporton “Albania Daily News”.