10:29 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Imazhe të reja të gazetarit të vrarë në Turqi, çfarë bënte me të fejuarën?

Vrasja e gazetarit Jamal Khashogg brenda Ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi ka ngjallur reagime të shumta nëpër botë.

Mediet turke po vazhdojnë të bëjnë publike imazhe të tjera të gazetarit së bashku me të fejuarën në orët e fundit të jetës së tij.

Jamal dhe e fejuara shiheshin duke hyrë në një apartament para se të shkonin në takimin në Konsullatën Saudite nga e cila i gazetari i famshëm nuk doli më asnjëherë, transmeton Indeksonline

Gazeta e përditshme pro-qeveritare “Sabah” publikoi fotografitë e çiftit që vizituan Zyrën e Martesës së Fatih në mëngjesin e së premtes, 28 shtator, katër ditë para vdekjes së Khashoggi në Konsullatën Saudite.

Sipas gazetës ata shkuan drejt nga atje në konsullatë, ku Khashoggi shkoi pa paralajmërim për të kërkuar një dokument që verifikonte statusin e tij martesor. /Indeksonline/