12:02 / E Enjte, 24 Shtator 2020

Imazhi rrëqethës, pilotja spanjolle i shpëton mrekullisht një aksidenti me motor

Me anë të një mesazhi në Twitter, Ana Carrasco, ka shprehur optimizmin e saj pasi u kthye në shtëpi për të nisur fazën rehabilituese pas operacionit në shpinë, që iu nënshtrua javën e kaluar. Pilotja spanjolle tregoi një foto të shpinës, që shpjegon qartë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi.

Pilotja me origjinë nga Murcia pësoi një aksident serioz më 11 shtator gjatë provave private të mbajtura në cirkuitin e Estorilit. Asaj iu desh të qëndronte e shtruar në spital në Sao Francisco de Xavier Lisboa, që ndodhet 20 minuta larg pistës portugeze. Mjekët atje dalluan frakturat në rruazat D4 dhe D6 që, për fat të mirë, nuk prekën palcën kurrizore.

“Ata thonë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë … Ja ku jemi, me dëshirën e madhe që të kthehemi më të fortë se kurrë!”, ka shkruar Carrasco.

Një ditë më vonë, kampionia e SSP300 në vitin 2018 udhëtoi drejt Barcelonës për t’iu nënshtruar një operacioni për të stabilizuar frakturat.

Mjeku që e operoi verifikoi se në të vërtetë nuk kishte asnjë lloj problemi në palcën kurrizore.