12:21 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Importuesit në protestë, 22.5 euro për dezinfektimin e çdo maune

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çmimi për dezinfektimin e një maune është 22.5 Euro ku sipas pronarëve të firmave transportuese kjo është plaçkë dhe asgjë tjetër, raporton IndeksOnline.

Grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria janë detyruar të protestojnë sot në Vermicë lidhur me ngarkesën financiare qe u është bërë për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve.

“Këto masa na ngarkojnë me kosto të re të pa përballueshme për afarizmin tonë, nëse është i domosdoshëm kontrolli për shkak të aspektit të mbrojtjes shëndetësore dhe rreziqet lidhur me Covid-19 ne mendojmë që atë kosto duhet ta bartë shteti”, kanë thënë importuesit për IndeksOnline.

Ata shpresojnë që kërkesa e tyre do të hasë në mirëkuptim pasi që janë të lodhur nga mos-puna që ka ndodhur dy muajt e fundit duke iu sjell mjaftë humbje./IndeksOnline/