75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Imri Ahmeti merr përkrahje të fuqishme në Rufc: Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh, Hallaqit të Vogël.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se LDK dallohet nga partitë e tjera për profesionalizmin, kulturën dhe besimin që reflekton në punë.

Ndërsa theksoi se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të përmbushur besimin tuaj

“Ne dallohemi nga partitë e tjera për profesionalizmin, kulturën dhe besimin që reflekton në punë. Ne besojmë te dialogu, përkushtimi dhe bashkëpunimi, që janë shtyllat tona kryesore.

Një falënderim i veçantë për qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh, Hallaqit të Vogël për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj nesh.

Mirënjohja jonë ndaj jush është e përhershme dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të përmbushur besimin tuaj”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Imri Ahmeti kandidon me numër 7./Indeksonline/