75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Inagurimin i Trumpit, Zyberaj: Mashtrimi doli në shesh, u bë e qartë kush ishte vërtet i ftuar dhe kush kishte blerë biletë

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me ftesat për inagurimin e presidentit Donald Trump.

Zyberaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se disa njerëz pretenduan se kishin marrë ftesa zyrtare, ndërkohë që as nuk i kishin parë me sy.

Ndërsa theksoi se kur u vendos që inaugurimi të bartet brenda për shkak të motit të ligë, mashtrimi doli në shesh sepse u bë e qartë kush ishte vërtet i ftuar dhe kush kishte blerë biletë për të krijuar përshtypjen se ishte pjesë e ngjarjes.

“Sa shumë mashtrime për ftesa të inaugurimit të Presidentit Trump!

Disa njerëz në Kosovë (zyrtarë të lartë shtetërorë madje) pretenduan se kishin marrë ftesa zyrtare, ndërkohë që as nuk i kishin parë me sy, ose thjesht kishin blerë bileta për të qenë aty si tifozë.

Por kur u vendos që inaugurimi të bartet brenda për shkak të motit të ligë, mashtrimi doli në shesh—sepse u bë e qartë kush ishte vërtet i ftuar dhe kush kishte blerë biletë për të krijuar përshtypjen se ishte pjesë e ngjarjes.

Ky mentalitet i gënjeshtrës për fasadë po bëhet një problem serioz. Pse duhet të  shpikin status që nuk kanë? Për të impresionuar kë?”, ka shkruar Zyberaj./Indeksonline/