17:27 / E Premte, 23 Tetor 2020 / V R

Inagurohet në Dubai, shatërvani më i madh në botë

Me drita shumëngjyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, është inauguruar atraksioni më i ri dhe më uniku në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, që ka siguruar, menjëherë, edhe rekordin botëror Guines, si shatërvani më i madh në botë.

Ai ndodhet në Dubai dhe quhet “Shatërvani Palmë”. Zbulimi dhe inaugurimi u bë gjatë një transmetimi live. Ai zë një hapësirë prej 14 mijë metrash katror dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit.
128 qitëset e ujit, e çojnë atë deri në 105 metra lart.

E zbukuruar me mbi 3 mijë drita led për të ndriçuar km larg, shatërvani i Dubait theu kështu rekordin që e mbante shatërvani i Koresë së Jugut.

Ai do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë. Çdo 30 minuta, shatërvani është projektuar të luajë muzikë, shoqëruar me një kërcim të vetë ujit që ngrihet në qiell.