17:03 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inati i shqiptarit, Granit Xhaka e heq fanellën edhe në Instagram

Granit Xhaka është duke kaluar një nga momentet më të vështira në karrierën e tij.

Ai është sulmuar verbalist nga tifozët e Arsenalit, ku nuk e ka përmbajtur vetën dhe ka zhveshur fanellën derisa po zëvendësohej.

Ai gjithashtu është kritikuar edhe më pas nga tifozë dhe analistë por edhe nga bashkëlojtar.

Së fundi, Xhaka e ka hequr fotografinë me fanellën e Arsenalit në Instagram.

Ai tashmë në fotografi të profilit e mban atë të Zvicrës dhe shiritin e kapitenit në krahë. /IndeksOnline/