Incident me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person
Raportohet se një person i moshës rreth 50 vjeçare është plagosur në orët e pasdites së sotme ë Gjakovë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Mësohet se incidenti me armë zjarri ka ndodhur afër një pompe të benzinës.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj. Ai ka thënë për Indeksonline se sipas hetimeve fillestare dyshohet se është vet-plagosje.
Megjithatë, ai ka shtuar se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./Indeksonline/