Incident në Prishtinë, një polic i lënduar
Një incident ka ndodhur para disa çastesh në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë.
Dëshmitarët kanë treguar se ngasësi i veturës nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë për të mos kaluar në këtë rrugë, e cila ishte e bllokuar për shkak të turmës që po merr pjesë në rivarrimin e dy dëshmorëve, Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.
Një polic ka mbetur i lënduar nga ky rast.