20:04 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Incident në Wimbledon: Sigurimi largon tifozët (VIDEO)

Wimbledon është një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit dhe si i tillë merr vëmendjen maksimale të tifozëve që gjithnjë mbushin tribunat ndërsa edhe media i dhuron një hapësirë të konsiderueshme.

Duke shfrytëzuar këtë faktor, para sfidës së femrave mes Simona Halep dhe Paolo Badosa, disa aktivistë kërkuan të përçonin një mesazh për tenisten Shuai Peng. Tenistja kineze ishte në qendër të vëmendjes para disa muajve duke qenë se u zhduk në mënyrë të papritur ndërsa nën akuzë për abuzim seksual përfundoi zëvendësministri i Kinës, Zhang Gaoli.

Kështu, aktivistët kishin veshur disa bluza ku denonconin zëvendësministrin kinez dhe dolën në mbrojtje të Peng, e cila në fakt nuk e ka pranuar kurrë që është abuzuar nga Gaoli. Gjithsesi, organizatorët e Wimbledon reaguan menjëherë dhe larguan personat që ndërmorën një akt të tillë, edhe pse duken se në fund ata e arritën qëllimin pasi slogani i tyre është shpërndarë kudo.