13:00 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Incidenti i fanellave” në ndeshjen mes Milanit dhe Barcelonës

Për ata që e shikuan ndeshjen në stadium apo në televizior, ishte e vështirë të dalloheshin lojtarët e Milanit me ata të Barcelonës.

Në ndeshjen e zhvilluar në San Jose, Amerikë, të dyja skuadrat e njohura evropiane i veshën fanellat e tyre si vendas për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Barcelona i kishte veshur fanellat si vendas që dominohen nga ngjyra e kaltër dhe e kuqe, ndërsa Milani fanellat kuq e zi, duke shkaktuar ”incidentin e fanellave”.

Ngjyrat ishin shumë vështirë të dalloheshin dhe në çfardo gare, njëra skuadër detyrohet t’i bartë fanellat si mysafir./IndeksOnline/