12:30 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Incidenti në AMA: Chris Brown fiton çmimin, por publikut nuk i pëlqen vendimi

E shkuara e Chris Brown vijon ta përndjekë artistin dhe këtë e tregon më së miri incidenti i ndodhur në ndarjen e çmimeve të “American Music Awards”.

Chris Brown u shpall fituesi i “Artisti i Preferuar Mashkull për rrymën R&B”, por nuk ishte prezent në ceremoni. Çmimi do t’i jepej nga Kelly Rowland dhe sapo u përmend fituesi, publiku nuk reagoi ashtu siç pritej, përkundrazi, brohoriti kundër tij.

Ndërkohë, Kelly Rowland ka marrë çmimin në emër të Brown dhe ka qetësuar turmën e irrituar. “Më falni? Qetësohuni!”, tha këngëtarja.

“Dua të falenderoj Chris që bën muzikë kaq të mirë R&B dhe që është një performues fantastik. Do e marr këtë çmim për të ta sjellë ty. Të dua. Urime!”, u shpreh Kelly.

Pakënaqësia e publikut vjen si pasojë e historikut problematik që Chris Brown ka, ku përpos dhunës së ushtruar nga Rihanna-s (asokohe partnere e Brown), artisti është akuzuar disa herë për dhunë, ngacmim, madje edhe përdhunim. Artisti i ka mohuar të gjitha këto akuza.