10:34 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / B O

Incidenti ShBA – Rusi, shkatërruesi amerikan futet në ujërat ruse

Një incident ka ndodhur midis destrojerëve amerikan dhe rus në ujërat e detit të Japonisë gjatë mbrëmjes së sotme.

Raportohet se destrojeri “USS John S. McCain” hyri me dy milje në ujërat territoriale të Rusisë gjatë lundrimit në këtë zonë, duke ngjallur reagimin e rusëve.

Menjëherë në drejtim të tij ka shkuar një destrojer rus, duke e paralajmëruar që të largohej. Duket se ky veprim i amerikanëve ka qenë i paqëllimshëm pasi menjëherë pas paralajmërimit “USS John S. McCain”-i është larguar nga kursi i mëparshëm.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Pentagoni, i cili dha detaje lidhur me atë çfarë kishte ndodhur.