16:32 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

IndeksOnline raporton, komuna dënon – 5400 euro gjoba për ndotësit e mjedisit

IndeksOnline raportoi gjatë ditës së sotme për grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj skaj rrugës.

Për këtë organet përgjegjëse morën veprime të menjëherëshme

Ferizaj ditë më parë u vlerësua nga raporti i “Let’s Do It Kosova” si komuna që ka shqiptuar më së shumti gjoba për mjedisin në periudhën Mars-Korrik 2021.

“Është kjo puna e inspektoreve të mjedisit, në zbatim të ligjeve inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, çka rezultoi që vetëm sot të shqiptohen 3 gjoba me vlerë totale financiare 5400 euro për biznese/individë të cilët me mbeturinat që kanë hedhur në vende joadekuate, në hapësira publike, kanë kthyer ato pika në deponi ilegale të mbeturinave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nazlime Sejdiu, një nga inspektoret e mjedisit tha se bashkë me kolegët janë vazhdueshëm në terren dhe se beteja për të mbrojtur mjedisin është e pakompromis ndaj të gjithë ndotësve, personave të papërgjegjshëm që kanë shndërruar hapësirat publike në deponi ilegale të mbeturinave.