22:23 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

“Indeksonline”, raporton nga Koshtova e Vllahisë ku zjarrfikësit e Leposvaqit dhe KFOR-i amerikan shuan zjarrin e madh, Bahtiri u mjaftua veç me vizitë

Zjarri i madh që pati përfshirë malet e fshatit Koshtovë e Vllahisë, duke rrezikuar edhe banorët e tri fshatrave shqiptare në komunën e Leposaviqit është shuar sonte rreth orës 21:00.

Një ekip i “Indeksonline”, ka qëndruar në vendin e ngjarjes ku vlerësohet të jenë djegur rreth 50 hektarë tokë e male.

KLIKO KËTU – VIDEO

Zjarri i i nisur në orët e para të dielës është shuar pas një angazhimi të madh të Brigadës së Zjarrfikësve në Leposaviq.

Këtyre të fundit ndihmë iu kanë dalë edhe KFOR-i amerikan dhe zjarrfikësit nga veriu i Mitrovicës.

Ndihmë në shuarjen e zjarrëve nuk ka dhënë komuna e Mitrovicës së Jugut, por që ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar.

Komandanti i Zjarrfikësve në Leposaviq ka treguar për “Indeksonline”, se kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka vizituar në vendin e ngjarjes dhe ka shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar, por që zjarrin e kanë shuar bashkë me KFOR-in dhe zjarrfikësit e veriut.

“Posa e kemi marrë informatën nga një kalimtar e rastit kemi dalë në vend të ngjarjes, jemi mobilizuar dhe mbrëmë kemi qenë rreth 30 zjarrfikës në kujdestari. Kallje ka rreth 50 hektarë. Ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, kanë thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë, por zjarrin për ta shuar na ka ndihmuar KFOR-i amerikan dhe zjarrfikësit e veriut”, ka thënë Nebojsha Vukashinoviq.

Më tutje, ai ka thënë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në këtë pjesë.

Edhe qytetarët shprehen falënderues për punën që kanë bërë zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve.