09:42 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Indeksonline zgjedh 11-shen e javës në Superligë

Pas përfundimit të javës së 18-të në Superligë, redaksia e Indeksonline ka zgjedhur futbollistët më të mirë të javës.

Te portieri nuk ka dyshim që Flamur Neziri i Flamurtarit pati paraqitje të mrekullueshme kundër Prishtinës.

 Në mbrojtje 4-shja përbëhet nga Yll Hoxha (Feronikeli), Ardian Limani (Drita), Agron Bruqi (Flamurtari) dhe Lorik Maxhuni (Flamurtari).

Në mesfushë Bujar Shabani (Drita), Albert Dabiqaj (Feronikeli), Egzon Krasniqi (Flamurtari), Genc Hamiti (Ferizaj),

Ndërsa në sulm Kastriot Rexha (Feronikeli) dhe Alban Shillova (Flamurtari). /Indeksonline/