19:33 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Indepedent shkruan për çiftin kosovar që pasi u fejuan e kuptuan ku kishin qenë bashkë si fëmijë (Foto)

Thonë se të gjithë kalojnë shtigje me personin të cilin përfundimisht  vendosin që ta kenë afër për gjithë jetën. Por një çift ka qenë në gjendje të publikojë momentin e saktë se kur ka ndodhur një gjë e tillë, me dëshmi (fotografinë).

Duke shikuar prapa në disa fotografi të familjes së të fejuarës së tij, një njeri zbuloi veten në sfond.

Verona Koliqi, e cila jeton në Londër, por ka origjinë nga Kosova ishte duke vizituar një plazh në Mal të Zi me familjen e saj një dekadë më parë, kur edhe realizoi fotografinë.

Kur ajo dhe i fejuari i saj Mirand Buzaku, ekzaminuan fotografinë e fëmijëve në plazh, ata vunë re se një djalë i ri që lundronte pas Koliqit dhe familjes së saj, ishte pikërisht i fejuari.

“Ai e vuri re se fëmija në pjesën e prapme kishte të njëjtën bluzë, pantallona të shkurtër dhe të gjera si ai”, ka thënë Koliqi, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline.

“Ne analizuam më tej dhe konfirmuam me anëtarët e familjes se po ishim pikërisht të njëjtit”.

Çifti në fillim nuk besuan se mund të ishte e mundur, por familjarët konfirmuan se ishin atje në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, në të njëjtin pushim.

Ata nuk u takuan më kurrë si fëmijë, dhe nuk ishin takuar deri në verën e vitit 2016,kur shtigjet e çiftit quan përsëri në Kosovë, kur një vit më vonë edhe u fejuan.

Pas ndarjes së ngjarjes në Instagram, Koliqi mori mbi 30 mijë pëlqime dhe shumë komente. Shumë njerëz vendosën të ndajnë historitë e tyre të dashurisë së rastësishme./Indeksonline/