15:09 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Indi, festivali i ngjyrave gjatë hënës së plotë në fund të dimrit

India përgatitet për Holi-n, festivalin e ngjyrave. Punëtorët po thajnë bojrat, për të krijuar pluhurat shumëngjyrëshe që përdorën në kremtimin gjigand, i cili mbahet në Indi në fundin e sezonit të dimrit, gjatë hënës së fundit të plotë.

Jo të gjithë e dinë se festimi më i gjallë në botë mund të shihet në Indi. Holy – tradita kombëtare, të cilën indianët nuk e refuzojnë prej shumë shekujsh, nuk ka një datë të saktë: kushti kryesor mbetet hëna e plotë. Gjatë festivalit banorët që i urojnë mirëseardhjen e pranverës, i paguajnë një gjoja harac hyjnive të lashta dhe festojnë. Ka disa legjenda të lidhura me kremtimin, por ndër më populloret është ajo e Holikas, e cila e merr emrin nga një vajzë e bukur që është motra e sunduesit legjendar të Hiranyakasipu. Më shumë, ky festival elektrizon veriun e vendit. Në ditët e tij ka një bollëk ngjyrash, (e kuqe, ebardhë,blu, e purport). Kudo ka buqeta lulesh e ngjyra të ndritshme gjen dhe nëpër ndërtesa. Përgatitjet nisin shumë ditë përpara dhe entuziasmi i njerëzve, është i madh.