12:01 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

India nuk e pyet as Shoqatën e Boksit Ndërkombëtar, i thotë “JO” Donjeta Sadikut

Donjeta Sadiku përfundimisht nuk do të marr pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Indi.

Shteti i Indisë nuk i njeh pasaportat e Kosovës dhe kjo bën që delegacioni i Kosovës nuk do të mund të udhëtoj.

Edhe pse Shoqata Ndërkombëtare e Boksit iu ka dhënë leje që të marrin pjesë në këtë eveniment, megjithatë indeksonline merr vesh se qeveria e Indisë e ka refuzuar përfundimisht vizat për kosovarët.

Donjeta dhe stafi i saj priten të marrin pasaportat shqiptare për tu larguar nga regjimi i vizave që po përballën sportistët kosovar. /IndeksOnline/