10:34 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / MSH

India nuk u lëshon më viza kanadezëve

Shteti indian ka pezulluar shërbimet e vizave për qytetarët kanadezë.

Deri te ky vendim është ardhur pasi një separatist sik u vra në tokën kanadeze, raporton BBC.

Kompania që ofronte shërbim të vizave, BLS, tha se arsyet për marrjen e këtij vendimi janë “operacionale”.

Në anën tjetër, Kanadaja thotë se po merret me hetimin e rastit si dhe të akuzave që mund të lidhin Indinë me këtë vrasje.

Sipas analistëve politik, marrëdhëniet jo edhe aq të mira mes dy shteteve, tani vetëm sa janë përkeqësuar.

India ka porositur të gjithë indianët që jetojnë në Kanada të kenë kujdes të shtuar në aktivitetet e tyre, teksa Ministria e Jashtme e Indisë nuk ka komentuar këtë vendim diplomatik, duke thënë që të gjithë t’i referohen njoftimit të kompanisë BLS.