09:29 / E Enjte, 22 Prill 2021 / AR

India vendos rekord global për raste të reja mes mungesës së oksigjenit

India ka raportuar 314,835 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, numri më i lartë i një dite i regjistruar në botë.

Vdekjet u rritën me 2,104 në të njëjtën periudhë kohore, transmeton Indeksonline.

Rastet totale të Covid-19 arritën në 16 milionë, ku radhitet e dyta vetëm pas 31.9 milionë rasteve në SHBA.

India është në afërsi të një vale të dytë të Covid-19 dhe po përballet me mungesë të oksigjenit.

Një numër i madh njerëzish në të gjithë vendin kanë vdekur duke pritur për oksigjen.

Mediat sociale indiane gjithashtu janë mbushur me thirrje për oksigjen, shkruan BBC./Indeksonline/