12:21 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Indonezia do të ndërtojë një urë mbi shtatë kilometra të gjatë

Indonezia planifikon të ndërtojë një urë prej shtatë kilometrash që do të lidhë dy ishuj në afërsi të Singaporit, si pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar industrinë dhe turizmin në atë zonë, njoftoi sot qeveria indoneziane.

Ura që lidh ishujt Batam dhe Bintan do të kushtojë rreth 284.35 milionë dollarë, thotë zyra e sekretarit të shtetit.

Ura do të jetë më e gjata në këtë vend të Azisë Jugore, transmeton KosovaPress.

Ndërtimi i urës do të fillojë në vitin 2020, dhe duhet të përfundojë në tre deri në katër vjet.