23:48 / E Enjte, 31 Mars 2022 / MSH

Indrit Cara nga Shqipëria ra heroikisht për Kosovën, institucionet e harruan, përveç një kryetari

Një djalë nga Kavaja e Shqipërisë, dha jetën e tij për Kosovën e lira. Indrit Cara sot shënon përvjetorin e rënies heroike në Suharekë në luftën çlirimtare. Në përvjetorin e amshimit të tij, institucionet e Kosovës pothuajse heshtën.

Askush nuk e kujtoi djaloshin nga Kavaja që erdhi në Kosovë për të dhënë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tij. I vetmi që kujtoi Indritin ishte kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

No description available.

Kryetari i Suharekës vendosi kurora lulesh tek lapidari i Carës dhe priti një delegacion nga Kavaja në përvjetorin e rënies heroike të tij.

No description available.

“Indrit Cara është shembulli më i mirë që e tregon dashurinë dhe respektin për vendin.

Ne gjithmonë do ta nderojmë vepren e tij heroike.

Lavdi e përjetshme”, shkruan Muharremaj në kujtim të heroi shqiptar. 

No description available.

Cara jetonte ne Londer kur ne vitin 1999 bashkë me disa shokë vendosën t’i bashkohet UÇK-së.

Fillimisht shkoi në Kavajë për ti dhënë lamtumirën familjes, para se të nisej për Kosovë.

No description available.

Me të arritur në Kosovë, Cara u ngrit në majën e Pashtrikut ku tregoi trimëri e zotësi të madhe ushtarake. Pasi udhëhoqi shumë aksione të suksesshme ushtarake, djaloshi kavajas ra heroikisht në betejë./Indeksonline/