09:16 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / B O

Industria britanike e makinave në nivelin më të ulët të prodhimit që nga 1995-a

Sipas një raporti nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT), industria e automjeteve në Britaninë e Madhe ka përjetuar nivele të ulëta të prodhimit që nuk janë parë që nga vitet 1990 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për nëntë muajt e parë të vitit, prodhimi ishte pak më pak se 36% krahasuar me nivelin e vitit të kaluar, me rreth 632 000 automjete.

Por, ky shtator shënoi muajin më të dobët në prodhim në 25 vjetët e fundit, me prodhimin që ra në 114 732 njësi, ndërsa eksportet ranë me gati 10%.

Rreth 75% e makinave të prodhuara në Britaninë e Madhe eksportohen dhe kërkesa e rritur në tregun e brendshëm nuk ka arritur të kompensojë rënien.

Eksportet në SHBA ranë 30% në shtator, ndërsa 3% më pak makina britanike u eksportuan në vendet e BE krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Industria ka mirëpritur negociatat e rinovuara të Brexit, ndërsa Britania e Madhe po kërkon për marrëveshje të reja tregtare pas daljes zyrtare nga Bashkimi Europian më 31 janar/DPA.