75 Mall Live Search
21:01 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Gj Sh

Infantino uron Kosovën në 10 vjetorin e pranimit në FIFA: Futbolli në Kosovë po vazhdon të zhvillohet fal Agim Ademit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka uruar Federatën e Kosovës në 10 vjetorin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

Ishte viti 2016 kur Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA, si anëtarja e 210-të, shkruan IndeksOnline.

Në këtë vit jubilar, Infantinno ka thënë se do të jetë në mbështetje të Kosovës dhe presidentit Agim Ademi, i cili po punon në zhvillimin e futbollit kosovar.

”Urime Federata e Futbollit e Kosovës për 10-vjetorin si anëtare e FIFA.

Gjatë dekadës së fundit, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë e tifozë të rinj. FIFA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të futbollit në vend, një rrugëtim që fillimisht u udhëhoq nga Fadil Vokrri dhe që vazhdon sot nga Agim Ademi, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, së bashku me ekipin e tij.”, ka shkruar Infantino./IndeksOnline/