Infektohen dy mjek me koronavirus nga Lipjani
Në mesin e 79 të infektuarve të mbrëmshëm me koronavirus në Kosovë, janë edhe dy mjek nga Lipjani.
Mirëpo të njejëtit punojnë në Prishtinë.
Kështu tha për IndeksOnline, zëdhënësi në Komunën e Lipjanit, Diamant Bytyqi.
Bytyqi shtoi se në Lipjan janë 40 raste me koronavirus, 19 të shëruar dhe 21 raste aktive.
“Po, mbrëmë i kemi pas dy raste të reja. Tani në total i kemi 40 raste, 19 janë të shëruar dhe 21 raste janë aktive. Prej këtyre rasteve kemi pas raste prej stafit mjekësor, po ashtu edhe kompanive publike si Ujësjellësi dhe PTK-ja, tani ata janë të shëruar. Prej stafit mjekësor ka që janë të Lipjanit, por punojnë në Prishtinë janë dy raste. Po, një mjek në ambulancë është infektuar, i njëjti punon edhe në Prishtinë”, tha ai./IndeksOnline/