11:39 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Infektohen me COVID-19 edhe 2 deputetë shqiptar

Ditën e sotme, deputeti Ralf Gjoni njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid. Ndërkohë, mësohet se të prekur nga koronavirusi janë edhe dy deputetë të tjerë të Kuvendit, Elio Hyska nga radhët e PS-së dhe Enver Roshi nga opozita.

Në 30 korrik mbyllet sesioni parlamentar, por në dy ditët e ardhshme do të zhvillohen dy seanca të parlamentit, teksa në njërën prej tyre do të miratohen ndryshimet kushtetuese për koalicionet dhe listat.