Infektohet me koronavirus, zyrtari i Aeroportit të Prishtinës
Zyrtari i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Driton Hyseni ka lajmëruar se është infektuar me koronavirus.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.
Hyseni ka treguar se ka ndaluar çdo aktivitet pasi rezultoj pozitiv dhe ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë./Indeksonline/