07:03 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Infermierët, mamitë dhe profesionistë të tjerë shëndetësore protestojnë sot para Qeverisë

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, me një protestë simbolike të hënën, do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës.

Sekretari i kësaj Sindikate, Enlirat Duraku, i thotë se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga ekzekutivi.

“Sindikata e Infermierëve dhe Mamive me kohë ka parashtruar kërkesën për rritjen e pagesës për ndrrimin e natës për infermierë, Mami e Profesionistë Shëndetësor dhe tek institucionet relevante. Kjo kërkesë ka mbetur e pashqyrtuar. Tani ne jemi detyruar që ta organizojmë një protestë simbolike paqësore sepse vendi ynë po kalon periudhën e pandemisë. Protesta do të fillojë në ora dhjetë dhe do të jetë protestë simbolike”, shtoi Duraku.