20:10 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Infermierët pyesin Zemajn: Kur do na u paguhen ndërrimet e natës nga 18 euro në 36?

Sindikata e infermierëve, mamive e profesionistëve të tjeë sot iu janë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt me një pyetje.

Ata përmes rrjetit social Facebook e kanë pyetur Zemajn se kur do të informohet se ministri ka nënshkruar rritjen e ndërrimit të natës për infiermer nga 18 euro në 36 euro.

“Ministër,

Kur do e shohim titullin në media:

“Ministri nënshkruan rritjen e ndërrimeve të natës për #infermier nga 18€ në 36€” !?”, kanë thënë ata./IndeksOnline/