08:58 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Infermierja’ e Spitalit të Mitrovicës veriore pozon me uniformë të xhandarmërisë serbe

Një qytetare e Mitrovicës së veriut ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me uniformë të xhandarmërisë serbe.

Në fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline bëhet e ditur se e njëjta punon në Qendrën Klinike në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk është arritur të konfirmohet saktë se në çfarë pozite punon kjo vajzë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, por që një gjest i tillë është mjaft ti pahijshëm, ku mundohej të shprehte mburrje me uniformën të cilën e mbante të veshur./Indeksonline/