19:03 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Infermierja heroinë, arriti të shpëtoj tre të porsalindur pas shpërthimit në Bejrut

Një infermiere në spitalin e Bejrutit po konsiderohet heroin, pasi që është shpërndarë fotografia në të cilën ajo shihet me tre të porsalindur duke i mbajtur në duar. Derisa në anën tjetër qyteti është shkatërruar nga shpërthimi i madh që ndodhi pasditen e së martës, transmeton IndeksOnline.

Infermierja emri i së cilës nuk është bërë publik e që po mbante në duar tre bebet,është fotografuar nga Bilal Marie Jawich.

Ai ka thënë se ajo zonë ku është bërë fotografia ka qenë e mbushur e tëra me trupa të pajetë të njerëzve, e te plagosur, shkruan Daily Mail.

4 infermierë janë vrarë në këtë spital, derisa 200 pacient janë plagosur dhe tërë ndërtesa ka mbetur pa energji elektrike për disa orë, transmeton IndeksOnline