09:49 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Infermierja refuzon të vendos maskën e të bëj testin anti-Covid: Jam heroinë

Një infermiere kanadeze, e cila kishte udhëtuar nga Tanzania për në shtetin e saj, ka refuzuar të vendoste maskën dhe të bënte testin kundër Covidit apo edhe të futej në karantinë, duke insisutuar se ajo është “në vijën e parë të frontit dhe një heroinë”, kështu që ajo mund të bëjë çfarë të dojë, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Jessica Faraone, 29- vjeçare, kishte arritur në shtëpi përmes aeroporitt “Toronto Pearson” gjatë javës së kaluar, pasi kishte shpenzuar një muaj në Tanzani.

Ajo ka refuzuar të vendoste maskën, duke u thënë agjentëve që sigurojnë kufirin se ajo refuzon të karantinohet apo edhe ta bënte testin për Covidin.

“Unë jam në vijën e parë të frontit dhe aktualisht unë konsiderohem si heroinë. Unë jam e regjistruar si infermiere. Kam lirinë e shprehjes dhe mund të bëj çfarë të dua.

Infermierët pa marrë parasysh se ku janë dhe ku veprojnë kanë përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe nuk duhet të bëjë deklarata që janë kundër  vendosjes së maskës, kundër vaksinimit, thuhet në deklaratën e Kolegjit të Infermierëve.