09:52 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Inflacion rekord në Gjermani

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani u rrit në 10.4 përqind në tetor, nga 10 përqind në shtator, treguan të dhënat zyrtare.

Norma arriti nivelin më të lartë që nga ribashkimi i vendit.

Çmimet e energjisë janë ende arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në vend, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht masave lehtësuese, çmimet e energjisë në Gjermani në tetor 2022 ishin 43 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Çmimi i energjisë në familje është rritur veçanërisht ndjeshëm, me 55 për qind, çmimet e gazit natyror janë më shumë se dyfishuar (rritje 109,8 për qind), dhe çmimet e ngrohjes qendrore janë rritur me 35,6 për qind.

Ngrohja me burime të tjera të energjisë është bërë gjithashtu më e shtrenjtë: drutë e zjarrit, peletat e drurit ose lëndët djegëse të tjera të ngurta janë dy herë më të shtrenjta (108.1 përqind).

Sa i përket energjisë elektrike, ajo është 26 për qind më e shtrenjtë. Arsyeja kryesore për produktet e shtrenjta të energjisë në tërësi është rritja e mprehtë e çmimeve të blerjes ndërkombëtare./Indeksonline/