22:24 / E Martë, 21 Maj 2024 / Gj. Sh

Informacion rreth biletave për finalen e Kupës së Kosovës Ballkani-Prishtina

Nesër (e mërkure) zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, transmeton IndeksOnline.

Biletat për këtë ndeshje dalin në shitje në orën 10:00 në hyrje të stadiumit në Drenas. Stadiumi “Rexhep Rexhepi” ka kapacitet prej rreth 7 mijë ulëse.

Biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mund ti gjeni pranë stadiumit “Rexhep Rexhepi”, Drenas, e mërkurë, nga ora 10:00; fillon shitja.

Tribuna LINDJE, çmimi 5 euro Tribunat JUG dhe VERI u takojnë tifozërive të klubeve finaliste.