75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 22 Maj 2026 / L A

Iniesta gati të bëhet trajner, do të marrë drejtimin e skuadrës nga Dubai

Andres Iniesta do të nis punën e re si trajner.

Sipas Fabrizio Romanos, legjenda e Barcelonës do të marrë drejtimin e skuadrës Gulf United e cila luan ndeshjet në Dubai.

Nuk dihet ende se për sa vite ka nënshkruar, mirëpo spanjolli është i gatshëm të marrë këtë hap sikurse partneri i tij në mesfushë te Barça, Xavi.

Gulf United, luan në ligën e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku të cilët janë në pozitën e 10-të me 25 pikë./IndeksOnline/