12:29 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Iniesta nuk është i dëshiruar në Chelsea

Goli i Andres Iniestas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2009 ende nuk po mund të harrohet nga tifozët e Chelseas.

Në një intervistë për AS, mbrojtësi i skuadrës angleze, Cesar Azpilicueta ka thënë se Iniesta nuk është i mirëseardhur në Stamford Bridge.

“Ai (goli) e ndryshoi historinë e tij aq shumë dhe unë mendoj se tifozët e Chelseat ende e ndjejnë në zemrat e tyre”.

“Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankthe dhe unë nuk mendoj se do të marr një pritje të mirë. /IndeksOnline/