10:27 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Insigne: Ronaldo? Unë preferoj Messin

Lorenzo Insigne nuk e ka problem ardhjen e Crisitano Ronaldos në Juventus.

Madje lojtari i Napolit thotë se transferimi më i rëndësishëm në Serie A, është ardhja e Carlo Ancelottit, shkruan IndeksOnline.

“Unë jam kurioz ta shoh se si do të përshtatet në ligën tonë. Unë personalisht e preferoj Messin. Mbrojtjet italiane janë shumë të forta. Por, unë mendoj se ardhja e Ancelottit është me rëndësishmja”, ka thënë Insigne.

Kujtojmë që Ronaldo u transferua nga Real Madridi në Juventus për 100 milionë euro./IndeksOnline/