23:01 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti i jep mësim Klopit në Ligën e Kampionëve

Napoli ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Insigne në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Napoli është në vendin e parë në grupin C me katër pikë, ndërsa Liverpool dhe PSG kanë nga tri pikë. /IndeksOnline/