10:39 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Inspektorët komunalë kanosen nga pronari dhe punëtori i një kafeneje, në Gjilan

Mbrëmë, Njësiti patrullues dhe inspektorët komunalë gjatë zbatimit të planit ndaj Covidit-19, në një kafene, janë kanosur nga i dyshuari  kosovar  (pronari i lokalit ), po ashtu edhe i dyshuari tjetër  kosovar (punëtor i këtij lokali).

Ata, sipas raportit të policisë kanë penguar zyrtarët policorë në kryenin detyrat zyrtare.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit  lirohen me procedure të rregullt./IndeksOnline/