10:53 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Inspektorët komunal të Prishtinës tek vendi i ngjarjes ku vdiq një punëtor

Inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë dal në vendin e ngjarjes (rruga Ahmet Krasniqi) për të shikuar nga afër vendin ku vdiq një punëtor 44 vjeçar i ndërtimarisë.

Dyshohet se ai kishte rënë nga ndërtesa 7-katëshe derisa ishte duke punuar, raporton Indeksonline

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.