11:03 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Inspektorët në Deçan nisin heqjen produkteve serbe me etiketa “Kosovo Metohia”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj se bashku me inspektorët komunal kanë dalë nëpër biznese në këtë komunë për të verifikuar zbatimin e vendimit për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë.

“Bazuar në vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, për 100% taksen ndaj produketeve të Serbisë, sot se bashku më inspektorët komunal ishim në inspektim nëpër bizneset lokale në Deçan për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, vendimi për vendosjen e taksës prej 100% ndaj importit të Serbisë dhe Bosnjës është marrë që dy ditë nga Qeveria.

Ky vendim është mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset vendore, ndërsa BE-a është shprehur kundër duke e quajtur shkelje të CEFT-ës./Indeksonline/

Temat: